Subscribe

Damian Gjiknuri në cilësinë e kreut të Komisionit të Posacëm për ndryshimet në Kodin Zgjedhore, I ka kthyter përgjigje zyrtare Opozitës së Bashkuar e cila në datë 27 shtator me anë të një drafti të posacëm, bëri propozimet e veta mbi ndryshimet në Kod.

Sipas përfaqësuesit socialist, drafti i paraqitur nga Opozita e Bashkuar formon një pozicionim shumë të qartë të PD & LSI kundër amendamenteve kushtetuese dhe shoqërohet me një draft-propozim po aq refuzues ndryshimesh në Kodin Zgjedhor.

 

Duke konfirmuar se materiali PD dhe forcave të tjera joparlamentare do ti dërgohet Komisionit të Ligjeve, Gjiknuri risolli në vëmendja propozimet e mazhorancës për Kodin Zgjedhor, sipas tij me argument kushtetuese e që rrëzojnë tha ai, pretendimet e PD-LSI, dhe që në një farë mase, zbulojnë keqbesimin këtyre forcave politike në qasjen ndaj këtij procesi kushtetues.

 

Gjatë debatit të fund Korrikut për amendamentet kushtetuese, qendrimi zyrtar i PD & LSI ka qenë se amendamentet kushtetuese ndalonin koalicionet, se ky ndalim vinte në kundërshtim flagrant me marrëveshjen e 5 Qershorit dhe prandaj amendamentet kushtetuese nuk duhet të miratoheshin në atë kohë. Gjithshka, veç ato amendamente të pengoheshin me çdo kusht! Përpjekja juaj dështoi dhe sot ju e pranoni zyrtarisht se amendamentet kushtetuese nuk i ndalonin koalicionet. Por sot, ju keni nisur një betejë për të penguar miratimin e amendamenteve zbatuese të Kodit Zgjedhor. Ky është një qendrim politik i pritshëm dhe koherent, pa dyshim. Ju ishit kundër procesit kushtetues, jeni po aq kundër procesit ligjvënës në zbatim të tij. Ju bëtë gjithshka për ta bllokuar atë, për ta zvarritur, për të humbur kohën dhe për të sjellë pasiguri. E gjitha kjo, duke keqpërdorur nevojën për konsensus, duke abuzuar me rregullat e vendosura nga marrëveshjet politike, duke refuzuar të jepnit kontribut dhe të prodhonit propozime. Ju jeni në lirinë tuaj për të mbajtur këtë qendrim, por unë nuk mund të pranoj që ta justifikoni pozicionimin tuaj me argumentin “KOHË”. Të thuash nuk ka kohë për të miratuar amendamentet zbatuese të Kushtetutës sepse është ezauruar një afat një vjeçar, të pretendosh se amendamentet zbatuese cënojnë stabilitetin ligjor, pasi ke bërë kaq shumë për të bllokuar dhe zvarritur procesin është veprim në keqbesim.

 

Gjiknuri shton se amendamentet e propozuara nga maxhoranca dhe opozita parlamentare do të përpiqen që të përafrohen sa më shumë që të dalë një produkt sa më konsensual. Ai shpreh keqardhje që PD-LSI vijuan strategjinë e tyre penguese.

 

Amendamentet e propozuara do t’i nënshktrohen diskutimit në Komisionin e Ligjeve. Amendamentet konkuruese me to do t’i nënshtrohen debatit në Komisionin e Ligjeve. Mazhoranca është e sigurtë në kushtetueshmërinë e tyre, sikurse ka besim të plotë se bashkëpunimi konstruktiv dhe në mirëbesim me opozitën parlametare do t’i japë atyre formën e pëlqyeshme konsensuale që meritojnë.Këto amendamente do miratohen në kohë dhe partitë politike do kenë gjithë kohën e nevojshme për të adoptuar taktikat dhe strategjitë elektorale në përputhje me to. Për fat të keq, PD & LSI nuk u bënë dot edhe këtë herë pjesë e procesit. Por unë jam i vetëdijshëm, se kjo nuk ka lidhje me lëndën, por ka lidhje me strategjinë apriori penguese dhe kontestuese të zgjedhur nga PD & LSI në konkurrimin politik në vend.Amendamentet do t’i nënshtrohen vlerësimit ekspert dhe kompetent të OSBE/ODIHR-it jashtë çdo lloj dyshimi. Koha do t’i çmojë ato si arritje e mirëfilltë për zhvillimin politik. Që kjo gjë të ndodhë duhet që Kuvendi të bëhet zot i punëve të veta, të marrë përsipër përgjegjësitë që i takojnë dhe të mos zhgënjejë shqiptarët.

 

Megjithatë në fund Gjiknuri lë ende të hapur edhe një dritare bashkëpunimi, por sipas tij pa cënuar ndryshimet kushtetuese për cështjen e koalicioneve por duke u fokusuarf vetëm tek pragu electoral dhe rënditja e kandidateve për deputet bazuarf në votën preferenciale të zgjedhësve. Për këtë arsye Gjiknuri fton Bylykbashin dhe Vasilin në një mbledhje të këshillit politik në 1 tetor.

 

 Komisioni i Çështjeve Ligjore dhe Administratës Publike po shqyrton amendamentet për të përafruar qëndrimet me propozimet që ka sjellë dhe opozita parlamentare. Natyrshëm do të bëjmë edhe një përpjekje të fundit për një kompromis me opozitën jashtëparlamentare, pa vënë në rrezik arritjet dhe filozofinë e re që përcakton fryma e ndryshimeve kushtetuese për çështjen e koalicioneve, duke u fokusuar në çështjet e tjera të projektligjit siç janë pragu apo mënyra e ri-rënditjes së kandidatëve bazuar në votën preferenciale të zgjedhësve. Në këtë frymë, propozoj që mbledhja e ardhshme e Këshillit Politik të zhvillohet ditën e Enjte, datë 1 Tetor 2020, ora 11:00 në mjediset e Pallatit të Kongreseve.

 

 

Përfaqësues i Partisë Socialiste

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *