Sekretari i Përgjithshëm, Damian Gjiknuri, prezantoi sot para strukturave të Partisë Socialiste të Shkodrës, drejtuesen e re politike, Elisa Spiropali.

 

Në një komunikim me mediat pas mbledhjes, Gjiknuri vlerësoi se Elisa Spiropali me eksperiencën e saj të gjatë politike dhe si ish-drejtuese e FRESSH, do ta forcojë edhe më shumë Partinë Socialiste në Shkodër. Duke komentuar zgjedhjet e ardhshme vendore, Gjiknuri theksoi se PS do të paraqesë alternativën e saj më të mirë për Shkodrën dhe qytetarët e saj.

 

Në këtë drejtim, drejtuesja e re politike e këtij qarku, Elisa Spiropali, nënvizoi se PS do të sjellë kandidaturat më të mira të mundshme për këtë qark. Spiropali shprehu bindjen se energjia dhe gatishmëria e qeverisjes socialiste për të punuar fort në të gjitha këto bashki, do të vlerësohet nga qytetarët.

 

Sot prezantuam drejtuesen e re politike të Qarkut Shkodër për Partinë Socialiste, e deleguar prej Kryesisë, znj. Elisa Spiropali. Patëm një takim me strukturat e Partisë Socialiste të Shkodrës, por edhe të gjitha bashkive të tjera të Qarkut Shkodër.

 

Theksuam edhe njëherë direktivat e përgjithshme, që kanë të bëjnë me fillimin e organizimit të procesit për përgatitjen për zgjedhjet vendore, ku Partia Socialiste ka një platformë për Shkodrën. Dihet që Shkodra nuk është nga ato qarqe të thjeshta për Partinë Socialiste. Ne kemi disa objektiva dhe synojmë t’i fitojmë disa bashki në Shkodër. Megjithatë unë jam i bindur se Elisa me eksperiencën e saj të gjatë politike, edhe si ish-drejtuese e FRESSH, do ta ngrejë edhe më fort Partinë Socialiste në Shkodër, në mënyrë që të rikthehemi në rekordet më të mira historike. Unë kam bindjen te Elisa, në zotësinë e saj politike. Ky ishte dhe qëllimi i mbledhjes”, tha Gjiknuri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *