E enjte, 8 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Gjiknuri prezanton Spiropalin: Në sfidat elektorale të radhës do të përmirësojmë rezultatin në Kukës

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri prezantoi Elisa Spiropalin si drejtuesen e re politike të qarkut të Kukësit.

Gjiknuri shprehu bindjen në sfidat elektorale të radhës do e përmirsojë rezultatin në qarkun verior. Më tej ai theksoi nevojën për një proces të plotë analize për rezultatin e zgjedhjeve të fundit parlamentare.

“Kukës, prezantimi i Elisa Spiropalit si drejtuese Politike të Qarkut gjatë takimit me strukturat e Partisë Socialiste, ku theksova nevojën për të kryer një proces të plotë analize për rezultatin e zgjedhjeve të fundit parlamentare me qëllim që të jemi gati për zgjedhjet vendore të vitit 2023.
Jam i bindur se me mbështetjen time si Sekretar i Përgjithshëm, eksperiencën e Elisës dhe bashkëpunimin e çdo strukture në këtë Qark do arrijmë të përmirësojmë rezultatin në sfidat elektorale të radhës”, shkruan Gjiknuri.

Vazhdo të lexosh

Reklamë