Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
09 September 2026
Vizion fokus

Los Blancos nisin fuqishëm, Interi dorëzohet në Madrid

“Bisedimet SHBA-Iran kanë shkuar keq”, Katari bën thirrje për...

Përplasje diplomatike Britani-Izrael, Londra vendos sanksione ndaj kolonive në...

Putin telefonatë me Trump: Rusia nuk ka “plane agresive”...

Telefonata e rreme për pak shkaktoi aksident mes zjarrfikëseve...

Gjirokastër, zjarri i qëllimshëm përfshin një sipërfaqe bujqësore

Sulmi verbal ndaj Iris Luarasit, reagon Rama: Çfarë mjerimi...

AEK fiton në Champions! Pilios protagonist, Strakosha mungon

Situata e zjarreve në vend, ja sa vatra janë...

Mourinho kundër Interit, sonte spektakël në Bernabeu! Zbulohen formacionet...

Gjiknuri padit Orjola Pampurin: Çmontimi dje i shpifjeve në Komision, detyroi Lulin të nxjerrë sot folësen e radhës për fabrikuar gënjeshtra

23 Shkurt 17:15

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri, do të padisë për shpifje deputeten demokrate Orjola Pampuri.

 

Në një reagim në Facebook, deputeti Gjiknuri thotë se seanca e djeshme në Komisionin hetimor çmontoi akuzat dhe shpifjet e fabrikuara nga PD.

 

Gjiknuri thotë se udhëtimet e pretenduara në vitet 2014 – 2018 janë vizita pune zyrtare dhe në përputhje me praktikën e cila gjendet lehtësisht në institucionin që ai ka drejtuar, ndërsa datat e dy udhëtimeve në 2019 janë pa asnjë lidhje me personat në fjalë, pasi janë udhëtime familjare.

“Shpifja prej kohësh është një institucion në PD. Kjo nuk përbën çudi! Çudi është fakti se si institucioni me logo të reja, e avaze të vjetra, nuk heq dorë nga shpifja.

Me sa duket, çmontimi dje në Komisionin Hetimor i shpifjeve të fabrikuara nga SHQUP-i, bëri që Luli të nxjerrë sot folësen e radhës për të fabrikuar gënjeshtra.

Nga 15 udhëtime që thoshte Gazi i Lulit në tetor, sot dëgjuam nga suflerja e Lulit se qenkan 6. E vërteta nuk mund të fshihet, as nga Lulzim Basha dhe as nga gaztorët e oborrit të tij, që mundohen të shmangin me gënjeshtra dhe shpifje tipike humbësish që dinë veçse “ta bëjmë ditën natë”.

E vërteta është krejt ndryshe dhe këto provohen lehtësisht.

Siç e sqarova edhe dje në Komision, udhëtimet e pretenduara në vitet 2014 – 2018 janë vizita pune zyrtare dhe në përputhje me praktikën, e cila gjendet lehtësisht në institucionin që drejtoja. Ndërsa datat e dy udhëtimeve të mia më 2019 janë pa asnjë lidhje me personat në fjalë, pasi janë udhëtime familjare. Transporti që kam zgjedhur është publik dhe me linja komerciale, duke bërë që çdo lidhje rastësore është thjesht ushqim për shpifjen”, thekson Gjiknuri.

 

Sekretari i Përgjithshëm i PS, thotë se deputetët e opozitës janë kthyer në amplifikatorë të gënjeshtrave të Lulit, ndërsa ky i fundit përdor gratë e partisë për të shpëtuar karrigen e tij.

 

“Përballja me këto shpifje dhe gënjeshtra do të jetë në gjykatë, pasi “7x 7” qenka kthyer në epidemi në PD. Si në rastin e Lulit dhe Gaztorit të tij, i kam kërkuar avokatit tim që të përgatisë padinë për shpifje ndaj znj. Pampuri.Keqardhje për kolegët e opozitës, që janë kthyer në amplifikatorë të gënjeshtrave të Lulit dhe e turpshme për Lulin që përdor gratë e partisë për të shpëtuar karrigen e tij.Nuk ke shpëtim, pasi ia arrite që PD ta katandisësh si “kokoshi një thelë”””, u shpreh Gjiknuri.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
akuza Gjiknuri Padi Pampuri Shpifje

Nga e njëjta kategori

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, dy të plagosur (EMRAT)

më shumë...

Sulmi verbal ndaj Iris Luarasit, reagon Rama: Çfarë mjerimi mendor

më shumë...

Rezultatet e PISA 2025, Kumbaro zbulon objektivat: 1 mijë laboratorë inteligjentë dhe kurrikula të reja

më shumë...

Avokatët bojkotojnë GJKKO, Haxhia: Të rishikohet rregullorja, mos na e ndaloni celularin në seanca

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

8:13

“Shmangni shpenzimet e panevojshme”, parashikimi i yjeve...

11:06

Los Blancos nisin fuqishëm, Interi dorëzohet në...

10:54

“Bisedimet SHBA-Iran kanë shkuar keq”, Katari bën...

10:32

Përplasje diplomatike Britani-Izrael, Londra vendos sanksione ndaj...

10:19

Putin telefonatë me Trump: Rusia nuk ka...

10:07

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë,...

9:52

Telefonata e rreme për pak shkaktoi aksident...

9:35

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që...

9:16

Gjirokastër, zjarri i qëllimshëm përfshin një sipërfaqe...

9:10

Sulmi verbal ndaj Iris Luarasit, reagon Rama:...

9:04

AEK fiton në Champions! Pilios protagonist, Strakosha...

8:52

Rezultatet e PISA 2025, Kumbaro zbulon objektivat:...

8:45

Situata e zjarreve në vend, ja sa...

8:13

Mourinho kundër Interit, sonte spektakël në Bernabeu!...

8:10

Skandal korrupsioni në Ukrainë, dorëhiqet Prokurori i...

8:02

Aleanca bojkoton seancën për konstituimin e Kuvendit...

7:55

Avokatët bojkotojnë GJKKO, Haxhia: Të rishikohet rregullorja,...

7:49

“Më thirrën hajdute”, Luarasi reagon pas sulmit...

7:47

Kjo bimë aromatike mund të ndihmojë në...

7:15

“Lëshojeni”/ Vijojnë tensionet para Kuvendit, “Shqiponjat” shoqërojnë...

Më të klikuarat

  • Sherri që përfundoi me plumba, i shkoi në shtëpi për tu sqar...
  • Shkodra u zgjua me krisma! Ky është 24-vjeçari që mbeti i vr...
  • Pamje të rënda! Gruaja e refuzoi pas takimit të dytë, burri...
  • Sulmi verbal ndaj Iris Luarasit, reagon Rama: Çfarë mjerimi...
  • “Mund të gjendeni përballë një zgjedhjeje të rëndësish...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.