Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri deklaroi se nuk ka më kohë fizike për të diskutuar dhe vendosur për ndryshim të sistemit zgjedhor, ashtu siç këmbëngul Rudina Hajdari.

Gjiknuri tha për “Vizion Plus” se nga ana tjetër, po vijojnë diskutimet për të depolitizuar administratën zgjedhore, njëjtë siç rekomandojnë edhe ndërkombëtarët.

Sipas tij, deri tani ka një dakordësi për përdorimin e elektronikës për identifikimin e votuesve, por jo për çështjen nëse anëtarët e Kolegjit Zgjedhor duhet ta kenë kaluar më parë apo jo vetingun.

Më poshtë intervista e plotë:

Javën e kaluar në Parlament arsyetuat gjerësisht se është vonë për të ndryshuar sistemin zgjedhor. Por vitet e fundit çështja e sistemit ka qenë çështje e hapur, që mund të diskutohej. Pse tani ky arsyetim që duket si justifikim në fakt?

Jo nuk është justifikim pse kjo mund të ketë qenë çështje e hapur për disa, por asnjëherë nuk ka patur një artikulim nga partitë e këtij vendi që ky sistem është i keq apo që fajin për problemet politike të këtij vendi e ka sistemi zgjedhor. Kjo është një çështje që ka dalë së fundmi nga disa grupime deputetësh në Parlament që kërkojnë të akomodojnë interesat e tyre në zgjedhjet e pritshme dhe kërkojnë ribërjen e një sistemi zgjedhor. Sistemi është çështje që prek Kushtetutën. Ne kemi thënë që mazhoranca është e hapur, por flet e fundit. Dhe mbi të gjitha nëse diskutojmë për sisteme që ndryshojnë shumë raportet e forcave, do të thotë që duhet riparë Kushtetuta në shumë drejtime. Kështu që në këtë pikëpamje nuk ka më kohë.

Keni rënë dakord për disa çështje që nuk janë çështjet më kryesore. Ndërsa çështjet me peshë ende do të diskutohen, si çështja e administratës zgjeddhore. Si përfundim, a do të depolitizohet apo mund të mos ketë më kohë për të diskutuar?

Për administratën zgjedhore ka një rekomandim të kahershëm të ODHIR, që është depolitizim, departizim i menaxhimit të zgjedhjeve. Do të thotë që asnjëra palë të mos ketë të drejtë mbi vendimmarrjen e administratës zgjddhore. Propozimi që kemi në tavolinë flet për departizim. Mendoj që ne jemi të hapur që PD të sjellë propozimet e saja. Nëse ka vullnet, puna është gati e bërë dhe ne i kemi mundësitë ta arrijmë këtë brenda afatit të mbetur.

Për çështjen e Kolegjit Zgjedhor, a ka ndonjë përparim që publikisht nuk duket? Ju keni qenë që anëtarët të kalojnë vetingun, kurse PD jo.

Nuk ka ndodnjë të re, por jemi duke komunikuar. Kemi deklaruar se vetingu është një parim kushtetues, askush nuk mund ta ndalojë zbatimin e Kushtetutës vetëm pse ka meraqe të ligjit zgjedhor. Nga ky parim nuk mund të lëvizim.

Mesa duket elektronika do të jetë e pranishme në zgjedhjet e ardhshme 2021 në një formë a në një tjetër apo do të mbetet për zjedhje të tjera?

Kemi rënë dakord në parim të përfshirjes së identifikimit elektronik në qendrat e votimit, atë që ka kërkuar PD. Problemi mbetet shtrirja dhe për këtë kemi kërkuar një mendim më të specializuar. Zgjedhjet nuk mund të varen nga funksionimi ose jo i teknologjisë. Ato duhet të mbahen edhe në mënyrën tradicionale.

Pra, vetëm identifikimin elektronik dhe jo numërimi. Nuk bëhet më fjalë për numërimin elektronik, as opozita nuk po e nënvizon më këtë?

Në fletën e votimit në Shqipoëri janë 70-80 parti politike. Nuk ka makinë në botë që të llogarisë ato përmasa në fletë opse ndryshe fleta e votimit do të bëhet e palexueshme që do të rrisë më shumë gabime në numërimin e votave dhe duke shkaktuar më shumë problem.

Deri në 31 maj, mesa duket, kjo reformë, ashtu siç keni rënë dakord ju dy të mëdhenjtë, do të përfundojë më në fund, apo jo?

Shpresojmë, ne po komunikojmë në nmënyrë intensive që për çështjet e mbetura të arrihet një dakordësi politike. E rëndësishnme është të bihet dakord për skemat.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *