Ministri i infrastrukturës dhe energjisë Damian Gjiknuri tha se Sarandës do t’i shtohen më shumë linja transporti me Korfuzin dhe pse jo ne të ardhmen një aeroport, i cili do t’i shërbeje më shumë fluksit të turistëve. Gjate vizitës ne disa biznese të reja hotelerie ne qytetin bregdetar, Gjiknuri tha se qeveria do të vijojë investimet.
“Pra më shumë linja transporti me Korfuzin, pse jo në të ardhmen e afërt edhe një aeroport në Sarandë. Shpresojmë që me partneritet të huaj, të kemi mundësinë të ngremë një aeroport turistik në Sarandë. Ne po punojmë, Saranda e ka këtë mundësi dhe do të ofrojë një ekonomi shkalle të tillë që ta justifikojë bërjen e një aeroporti turistik.”
Ministri Damian Gjiknuri deklaroi se qeveria ka kthyer ne prioritet investimet qe janë ne funksion te zhvillimit te sektorit te turizmit.




