E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Gjiknuri dhe Alibeaj takohen me drejtuesit e ODIHR-it për ecurinë e Reformës Zgjedhore

Deputeti Socialist Damian Gjiknuri dhe deputeti demokrat Enkelejd Albeaj zhvilluan sot një takim me drejtuesit e ODIHR-it.

Qëllim i takimit ishte informimi për ecurinë e deritanishme të punës së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore. Përmes një postimi në rrjetin e tij sociale në Facebook, Gjinuri thotë se në takim palët udakordësuan m për modalitetet e mëtejshme të punës në fazën e hartimit të drafteve ligjore dhe ndihmën konkrete që do të japë ekspertiza e ODIHR-it

“Bashkë me kolegun Alibeaj zhvilluam një takim me drejtuesit e ODIHR-it, të cilët i informuam për ecurinë e deritanishme të punës së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore. U dakordësuam për modalitetet e mëtejshme të punës në fazën e hartimit të drafteve ligjore dhe ndihmën konkrete që do të japë ekspertiza e ODIHR-it”, shkruan Gjiknuri ne Facebook.

/vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë