Bayerni i Mynihut prej vitesh është kthyer ne një nga klubet me të shëndosha në botë në aspektin financiar. Gjigandi gjerman falë rezultateve të mira sportive por në mënyre te veçante menaxhimit perfekt nga drejtuesit e vet, vit pas viti po thyen rekorde sa i takon arkëtimeve financiare dhe bilanceve pozitive në këtë aspekt.

 

Njeriu kryesor i financave të klubit Jan Kristian Dreesen bëri të ditur ne mbledhjen vjetore te klubit se arkëtimet në sezonin e fundit futbollistik 2016-2017 për Bayernin e Mynihut kanë kapur shifrat 640.5 milion euro. Kjo shifër e xhiros se ardhurave sezonale për bavarezet është rritur me 14 milion euro më shumë në krahasim me raportin e publikuar një vit më parë. Shuma arkëtuar është 149 milion euro më e madhe në raport me të gjitha shpenzimet në total që klubi ka pasur përfshire ekipin e parë, ekipin e dytë dhe moshat. Ndërsa fitimi neto, duke hequr edhe pagesat për tatimet ka shkuar në 39.2 milion euro, 6 milion euro më shumë sesa viti 2016.

 

Siç deklaroi zyrtar i lartë bavarez Jan Kristian Dreesen pjesa më e madhe e arkëtimeve kanë ardhur nga marketingu, sponsorizimet e drejtpërdrejta dhe rezultatet sportive te ekipit. E të imagjinosh që skuadra në edicionin e fundit u eliminua në çerekfinalet e Champions League, kompeticion që është burim i madh parash, nëse shkon edhe me tej ne gjysmëfinale e finale.

 

Tifozët e Bayernit mund të ëndërrojnë me këto te ardhura drejtuesit e klubit premtuam të tjera blerje te mëdha në të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *