E enjte, 8 Tetor 2026 Film TV deri në 00:31 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sport

Gjici mohon bojkotin te Kukësi: Do të kemi rezultate të frikshme deri në fund të sezonit

Kukësi po kalon një nga periudhat më të vështira gjatë viteve të fundit, teksa në 3 ndeshje ka grumbulluar vetëm një pikë. Një start negativ ky për verilindorët që në javën e katër të kampionatit  do të përballen me një kundërshtar të fortë si Laçi. Presidenti i Kukësit, Safet Gjici tha se djemtë janë të rinj dhe skuadra do kohën e vet për t’u ambientuar.

SAFET GJICI

Reklamë

PRESIDENTI I KUKËSIT

” Qe kur rindertuam ekipim kemi thene qe ne javet e para se do te kemi keto rezultate. Ekipi ka lojtaret me cilesore ne Shqiperi. Shume kush thote se rezultatet flasin, nese rezultatet jane te mire edhe ekipi eshte i mire. Por ekipi do kohen e vet. Une mendoj se lojtaret cdo jave do te jene shume te lidhur me njeri-tjetrin. Besoj qe do te kemi rezultate te frikshme deri ne fund te sezonit. Nuk i kuptoj disa analiste qe flasin per ekipin dhe rezultatet.Ne e dime qe rezultatet nuk mund ti prisnin qe ne ndeshjen e pare me nje ekip te ndertuar per kampion dhe te rindertuar rishtazi me shume lojtare cilesor dhe me pervoje.”

Reklamë

Sa i përket pretendimeve për bojkot, Gjici mohoi gjithçka duke i quajtur lajme të përhapura qëllimisht për të dëmtuar klubin.

 

”Lojtaret kane dale ne stervitje. Imagjinoni sa qejf e kane Kukesin disa media.Kukesi per ata eshte bere beterr dhe ferr. Ata thone inshalla Kukesi nuk del ne stervitje,mos te kap rezultate. Por  Kukesi do te vazhdoje punen e vet. Dhe pastaj te shikojme se cfare rezultatesh do te marre ekipi.”

Aktualisht verilindorët ndodhen në fund të tabelës me vetëm një pikë të grumbulluar pas 3 javësh kampionat.

 

Më shumë video

Reklamë