Deputetja e Partisë Socialiste Eglantina Gjermeni, nga emisioni 7 pa 5 në Vizion Plus është shprehur se procesi i reformës zgjedhore nuk është vetëm detyrim i dhënë nga OSBE-ODIHR, por është një domosdoshmëri e identifikuar nga të gjithë partitë politike.

 

Gjermeni ndër të tjera është shprehur se angazhimi i punës për përgatitjen e reformës zgjedhore ka një përgjegjësi të madhe, ku theksoi se ëhstë moment që të gjithë aktorët politik të japin kontributin e tyre.

 

“Komisioni i Reformës Zgjedhore që ka një mandate të përcaktuar të miratuar në parlament ka filluar me përgjegjshmëri dhe seriozitet që ti ftojë të gjithë aktorët të bëhen pjesë, patitë politike brenda dhe jashtë parlamentit, aktorë të tjerë të interesuar shoqërinë civile, për të bërë një proces sa më të hapur, transparent dhe gjithpërfshirës. Duke i paraprirë zgjedhjeve të 2021 dhe duke hartuar një reformë që do të miratohet në parlament dhe do të ketë mbështetje nga të gjithë klasa politike e cila duhet të jetë dhe përgjegjëse për ta respektuar. Unë mendoj se komisioni i reformës zgjedhore është treguar shumë i drejtpërdrejtë dhe përfshirës në këtë proces duke krijuar hapësirë përfshirëse edhe për partitë që janë jashtë parlamentit. Ndërkohë që mendoj se është moment i duhur që të kontribojnë në këtë proces të reformës që të jetë me një mbështetje sa më të gjërë.”

 

Ndër të tjera deputetja e PS-së nga emisioni 7 pa 5 në Vizion Plus është shprehur se procesi i redormës zgjedhore është i hapur dhe i vazhdueshëm, komisioni ka marrë mandatin dhe ka bërë një draft të parë të cilin po e konsulton.

 

“Në komision ka filluar puna për të adresuar të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR  duke filluar nga transparenca e financimeve të partive politike, duke marrë modele nga vendet e tjera të zhvilluara dhe duke adresuar problemet të cilat ndeshen në sistemin tonë. Është një proces i thelluar, opozita jashtëparlamentit e ka hapësirën dhe uroj që të reflektojë dhe të jetë kontribuese aktive duke marrë pjesë në këtë proces do të jem optimiste nuk dua të them se reforma do të miratohet pa pjesmarrjen e tyre. Reforma zgjedhore jo detyrimisht do të zgjidhe krizën politike, por paraprin dhe parapargatit zgjedhjet e ardhshme, vendos një gurë themeli, për të shmangur problematikat e ndeshura.”

 

Gjithashtu deputetja Gjermeni është shprehur se zgjedhjet e parakohshme nuk janë zgjidhje, të gjithë jemi të angazhuar te hartimi i reformës zgjedhore në mënyrë që ta përgatisim dhe ta kemi gati për zgjedhjet parlamentare të 2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *