E diel, 20 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 04:15 Në vijim ora 04:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Gjermania tentativa për të ulur në tryezë Greqinë dhe Turqinë

Gjermania po bën përpjekje për të ndërmjetësuar mes Greqisë dhe Turqisë. Kjo me qëllim fillimin e një raundi të ri të negociatave mes dy palëve. Në ditët në vijim, prapavija diplomatike pritet të intensifikohet.

Këshilli joformal i ministrave të Jashtëm të BE zhvillohet në datën 28 gusht. Këtu pritet që përfaqësuesi i lartë Josep Borrell të paraqesë një dokument si opsion mbi saksionet e mundshme kundër Turqisë pse nuk ka zbatuar marrëveshjen me Greqinë.

Reklamë

Sipas medias greke “Kathimerini”, në të njëjtën datë do të bëhen përpjekje për të mbajtur në Berlin një takim trepalësh me përfaqësues të Greqisë, Turqisë dhe Gjermanisë.

“Kathimerini” raporton se pala greke është në favor të dialogut, por gjithçka do të varet nga qëndrimi dhe provokimi i Ankarasë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë