Subscribe

Me të njëjtin qëndrim si paraardhësi i saj, Ministrja e re e Shtetit për Evropën dhe Klimën, Anna Luhrmann konfirmoi vendosmërinë e qeverisë së re të Gjermanisë, për nisjen e negociatave anëtarësuese të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

 

Kur duhen edhe pesë muaj që udhëheqësit e Bashkimit Evropian të mblidhen për të diskutuar për procesin e zgjerimit me Ballkanin Perëndimor, deri më tani shpresa vazhdon të mbetet që Bullgaria të tërhiqet nga vetoja ndaj Maqedonisë së Veriut dhe jo te shqyrtimi i mundësisë që Shqipëria të shkëputet nga fqinji i saj, dhe të vazhdojë e vetme proceset anëtarësuese.

 

ANNA LUHRMANN
MINISTER I GJERMANISE PER EVROPEN DHE KLIMEN

E kam diskutuar këtë çështje që të ecim përpara në nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë, muajin e ardhshëm ne do e diskutojmë në forumet në Bruksel, dhe në të ardhmen e afërme do bëjmë përpara në këtë drejtim. Për ne ka rëndësi që të ecim sa më shpejt në këtë rrugë në nisjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kemi marrë sinjale pozitive dhe nga Bullgaria që të gjejmë në një moment sa më të afërm për një zgjidhje sa më të përshtatshme

 

E pritur nga zëvendëskryeministri në vizitën e saj të parë zyrtare në Tiranë, kërkesa e Arben Ahmetaj ishte.

 

ARBEN AHMETAJ
ZV/KRYEMINISTER I SHQIPERISE

I kërkova që Ballkani Perëndimor nuk mund të lihet si një vakum për mundësi për lojëra të vendeve të treta.

 

Ministrja gjermane për Evropën dhe Klimën bëri një vlerësim për hapat e ndërmarra kundër krimit të organizuar dhe për të mos dëmtuar procesin e anëtarësimit në BE, kërkoi nga qeveria dhe opozita të ecin përpara me reformat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *