E mërkurë, 23 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Gjermania po tregon tendenca pozitive për të ndaluar përhapjen e COVID-19

14 April 2020, Berlin: A cyclist crosses the Oberbaumbr'cke in the early morning. Photo by: Fabian Sommer/picture-alliance/dpa/AP Images

Gjermania po tregon disa tendenca pozitive në përpjekjen e saj për të ndaluar vazhdimin e përhapjes së COVID-19. Këtë e tha në një konferencë për mediat kreu i Instutit Robert Koch, Lothar Wieler.

“Ne kemi disa prirje pozitive, qytetarët kanë ndihmuar këtu. I falënderoj të gjithë. Është e shkëlqyeshme që përpjekjet tona po tregojnë rezultate.”

Reklamë

Por ai paralajmëroi se nuk ka asnjë shenjë të qartë se numri i infeksioneve po zvogëlohet. Wieler tha gjithashtu se kishte dallime të forta rajonale në Gjermani dhe këshilloi qytetarët që të vijojnë të jenë të disiplinuar.

Të martën në Gjermani u raportuan 2.082 infeksione të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 125.098. Ndërsa numri i viktimave në total është 2.969.

Vazhdo të lexosh

Reklamë