Gjermania pengon Erdoganin

Zyrtarët gjermanë vendosën sot refuzimin e kërkesës së presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, që të takohet me qytetarët e tij që jetojnë në Gjermani përpara samitit të G20-tës. Ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel tha se Turqia e ka bërë një kërkesë të tillë zyrtarisht, por kjo nuk do të ishte një ide e mirë. “Ne kemi justifikime kushtetuese për ta bërë këtë,” u shpreh ai.
Në një reagim nga presidenca turke për ndalimin e takimit të Erdogan me qytetarët e tij, thuhet se politikanët gjermanë po shkaktojnë provokime dashakeqëse me deklaratat e tyre.
Tensionet mes dy vendeve erdhën para votimit të referendumit për forcimin e pushtetit të presidentit. Gjermania ndaloi të gjithë zyrtarët të mbanin fjalime përpara qytetarëve turq që jetojnë ne kete vend. Referendumi solli reagimin e krerëve europianë, ndërsa Erdogan i kritikoi ashpër. Samiti i G20-tës pritet të mbahet javën e ardhshme në Hamburg. Në këtë samit do të marrin pjesë presidenti i SHBA-ve Donald Trump dhe ai rus Vladimir Putin. Ndërsa forcat gjermane kanë angazhuar 20 mijë policë për ruajtjen e rendit dhe qetësisë.




