Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
01 May 2026
Vizion fokus

Trump për propozimin iranian: Nuk jam i kënaqur, marrëveshje...

Mojtaba Khamenei: SHBA-të janë një tigër letre, ata nuk...

Ditë shqiptarësh në Turqi, pas Laçit edhe Asllani gol...

Berisha takim me ish-Presidentin kroat, Mesic: Të ndiqet çdo...

Mereme Sela reagon pasi iu refuzua kandidatura: I vetmi...

SHBA paralajmëron sanksione për kompanitë detare që paguajnë tarifa...

Shtëpia e Bardhë për propozimin iranian: Nuk do të...

Trump: Do të rrisim me 25% tarifat për makinat...

Aksident në aksin Korçë-Bilisht, zetori përmbyset në rrugë, një...

Udhëheqësi suprem i Iranit zotohet të mbrojë kapacitetet bërthamore...

Gjermania: Ndryshimi i kufijve të Kosovës i rrezikshëm, destabilizon rajonin

7 Shkurt 12:35

Ministri gjerman i shtetit, Michael Roth deklaroi se ndryshimi i kufijve të Kosovës është një çështje shumë delikate dhe tejet e rrezikshme.

 

Në një intervistë të dhënë për DW, Roth tha se BE-së i intereson vetëm arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që të rregullojë marrëdhëniet mes palëve.

 

“Integriteti territorial i vendeve të Ballkanit Perëndimor është i rëndësishëm për ne. Përpjekja për zhvendosje kufijsh ka shkaktuar vuajtje të pafundme në të kaluarën. Prandaj, sipas meje, këto përsiatje, jo vetëm që nuk premtojnë shumë sukses, por janë edhe tejet të rrezikshme. Çfarë na nevojitet, është një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila i rregullon përfundimisht marrëdhëniet, i mundëson Serbisë dhe Kosovës të anëtarësohen në BE dhe i zgjidh me marrëveshje të gjitha çështjet teknike që janë ende të hapura. Nga Shqipëria ne presim që kjo ta përdorë në mënyrë konstruktive ndikimin e saj politik dhe të vazhdojë të angazhohet në mënyrë konstruktive për stabilitet në të gjithë rajonin. Kjo vlen veçanërisht për çështjet që kanë të bëjnë me normalizimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Mund të jetë vetëm në interes të Shqipërisë, si pjesë e rajonit, që të parandalojë me çdo kusht një destabilizim të ri të Ballkanit Perëndimor, gjë që detyrimisht do të vijonte nga ndryshimi i kufijve.”

 

Roth gjithashtu se çështja e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë nuk është aspak e dobishme për procesin e anëtarësimit në BE.

 

“Është e vërtetë se ka qëndrime të ndryshme në lidhje me ndryshimet kufitare. Qëndrimi ynë është se një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë duhet ta rrisë stabilitetin në të dyja vendet dhe në rajon. Unë nuk shoh se si mund të arrihet kjo me ndryshime kufijsh. Përkundrazi, Ballkani Perëndimor nuk do të binte në qetësi. Nga vendet fqinje dëgjoj vazhdimisht se ata janë të shqetësuar për këtë diskutim, sepse shohin rrezikun e efektit të dominosë. Për proceset e anëtarësimit në BE kjo me siguri që nuk do të ishte aspak e dobishme.”

Posted Under:
Politike
Tagged:
Gjermania Kufije ndryshim rajoni

Nga e njëjta kategori

Berisha takim me ish-Presidentin kroat, Mesic: Të ndiqet çdo rrugë demokratike për t’u përballur me sfidat

më shumë...

Mereme Sela reagon pasi iu refuzua kandidatura: I vetmi që nuk plotëson kriteret në garë është Sali Berisha, do e denoncoj në SPAK

më shumë...

“Është i konsumuar”, Berisha garon i vetëm për drejtimin e PD, Salianji reagon ashpër: Ka humbur burrërinë

më shumë...

Sali Berisha i vetëm në garë për kreun e PD, skualifikohen dy kandidatët

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

9:50

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që...

9:36

“Më parë lyhet gruaja, pastaj shtëpia”, Ola...

9:30

Dy ushqime të përditshme që mund të...

9:17

Trump për propozimin iranian: Nuk jam i...

9:05

Hyrje të reja dhe vendime që trondisin...

9:00

U përplas nga makina në Pogradec, ndërron...

8:29

Mojtaba Khamenei: SHBA-të janë një tigër letre,...

7:45

Ditë shqiptarësh në Turqi, pas Laçit edhe...

7:20

Berisha takim me ish-Presidentin kroat, Mesic: Të...

7:05

Mereme Sela reagon pasi iu refuzua kandidatura:...

6:40

SHBA paralajmëron sanksione për kompanitë detare që...

6:25

Shtëpia e Bardhë për propozimin iranian: Nuk...

6:18

Trump: Do të rrisim me 25% tarifat...

6:10

Aksident në aksin Korçë-Bilisht, zetori përmbyset në...

5:51

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan...

5:48

Udhëheqësi suprem i Iranit zotohet të mbrojë...

5:28

Gol dhe asist, Qazim Laçi nuk përmbahet...

5:16

Pas lajmeve për shëndetin, Netanyahu poston video...

5:05

Ibrahimaj: Shqipëria, një vend biznesi me potencial...

5:00

17-vjeçarja vjedh një makinë në Dhërmi, ndihmohet...

Më të klikuarat

  • Ktheu tarracën e pallatit në apartament, arrestohet 57-vjeça...
  • Irani i paraqet SHBA-së propozim të ri për t’i dhënë f...
  • 700 lekë shezloni në Vlorë, Mersini: Ky është çmimi që do pa...
  • Mojtaba Khamenei: SHBA-të janë një tigër letre, ata nuk mund...
  • Aksident i rëndë në Pogradec, shoferja përplas këmbësorin e...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.