Ndëshkim të zyrtarëve të korruptuar, këtë kërkoi nga korca ambasadori gjerman, Peter Zingraf.

Në 5 vjetorin e miratimit të ndryshimeve ligjore, diplomati tha se reforma në drejtësi ka dhënë frytet e para por duhet akoma më shumë mbështetje nga ana e institucioneve.

 

PETER ZINGRAF

AMBASSADOR I GJERMANISE NE TIRANE

 

“Ne e kemi parë që reforma ka efektet e saj dhe ka nevoje për kohë që të ece përpara, reforma kërkon të gjithë mbeshtetjen. Me mbeshtetje mund të arrihet. Qasjet pragmatike dhe praktike mund të ndihmojnë institucionet që të vendosin të çojnë përpara arkitekturen e re te reformes, e cila ka nevoje te vazhdoje te ece perpara.”

 

Ambasdaori u ndal edhe te reforma zgjedhore. Ai kërkoi që mazhoranca dhe opozita të rinisin sërish dialogun në shtator.

 

“Une e kuptoj që do të kemi nje parlament ndryshe përsëri pas rikthimit të opozitës në parlament dhe të dy partneret kanë thënë  që reforma zgjedhore duhet të vazhdoje pasi ka gjera që nuk jane zgjidhur vitin e kaluar. Secili partner eshte shprehur që do të shkojnë  pas asaj cfare ka mbetur mbrapa. Une do të mireprisja vazhdimësine e procesit te kesaj reforme, kjo eshte cfare i përket parlamentit “

 

Pyetjes nëse do t’i hapen Shqipërisë këtë vit negociatat apo jo, diplomati gjerman iu përgjigj:

 

“Është një pyejte 1 milion dollarshe. Do të punojmë me partneret dhe ende shpresojme që do të jete ajo dritarja e mundësisë. Ne duam ti respektojme premtimet tona si Bashkim Europian por nuk varet nga ne”

 

Deklaratata ambasadori i bëri pas një takimi që pati me kryebashkiakun e korçës, Sotiraq Filo.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *