Në mesin e një situate të rëndë nga Covid 19, vendet antarë të Bashkimit Europian ranë dakord për një plan të përbashkët veprimi për rimëkëmbjen pas dëmeve që ka shkaktuar kriza e pandemisë, që përfshin një paketë ndihme prej më shumë se gjysmë trilioni eurosh.

Pas një video-konference të liderëve të BE-së, Merkel tha se një fond i tillë ishte gjithashtu në interesin gjerman dhe Berlini do të duhej të jepte kontributet më të larta në buxhetin e ardhshëm të BE-së.

“Është e qartë për të gjithë se ne kemi nevojë për një fond të tillë rikuperimi. Unë dua të them shumë qartë se një zgjidhje e tillë e përbashkët është në interesin e Gjermanisë, sepse gjërat mund të shkojnë mirë për Gjermaninë nëse ato shkojnë mirë për Evropën”, tha  Merkel për gazetarëve.

Vendimi u përshëndet nga Kryeministri Italian Giuseppe Conte, i cili tha se ky është një përparim i madh.

Gjermania eshte vendi i pare ne bote me numrin me te madh te te sherurve, me  nje shifer prej 103,300 persona.  Edhe vendet e tjera në Europë po vijojnë të regjistrojnë ulje të lehtë të viktimave nga covid 19.

Italia raportoi 464 viktima 24 orët e fundit, Spanja 440 ndersa Britania e Madhe 638.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *