Gjermania e mbyll me një fitore 2 me 1, kundër Arabisë Saudite kuadrin e ndeshjeve miqësore para nisjes për në Rusi, ku do të mbrojte titullin kampion bote të fituar para 4 vitesh në Brazil.

 

Pancerat fituan ndeshjen e parë pas 5 të tillave radhazi ku kishin koleksionuar tre barazime dhe 2 humbje, e fundit kundër Austrisë pak ditë më parë.

 

Sfida e luajtur ne Bayer Arena të Leverkusenit, nisi menjehere shumë mirë për të zotët ë shtëpisë të cilët zhbllokuan shifrat në minutën e 8 me anë të Verner pas një pasimi të saktë të dhënë nga Rojs.

 

Arabia Sauditë reagon mirë por ndalet nga një sujper Nojer para se Rojs të ishte sërish protagonist duke godotur shtyllen. Më pas është radha e Khedirës që të ketë një tjeter shans për dyfishim, i cili në fakt nuk do të zgjaste shumë pasi në fund të pjesës së parë ishte lojtari mik Hasawi që e coi topin në rrjeten e portës së tij.

 

Edhe në pjesën  e dytë ishte Gjermania që bëri lojën dhe krijoi të tjera raste me Draksler dhe Kimih por në fund pati një lloj përgjumje të kampioneve të botës të cilët I dhurojnë një penallti Arabisë Saudite.

 

Ter Shtegen pret gjuatjen e parë të Al Sahlavit por me topin e kthyer sërish në lojë ishte Al jJasim që shkurtoi diferencat. Madje në të 93 ishte sërish Al Jasim që pati shansin e madh të barazonte por nuk ia doli dot.

 

Gjermania nuk shkon duke sjkelqyer në kupën e botës dhe sidomos me shqetësimine rikuperimit s amë shpejt të Ozil, por gjermanet janë një skuadër turnesh dhe mbeten të frikshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *