Subscribe

Pas Shteteve te Bashkuara te Amerikës, edhe Gjermania kërkon arrestimin e peshqve te mëdhenj. Deputeti i partisë se Angela Merkel, Thorsten Frei, i cili është raportuesi për Shqipërinë në Komisionin Parlamentar për Çështjet e Jashtme në Bundestag, pas nje vizite dy ditore ne Tirane ka vlerësuar progresin qe vendi yne ka bere ne rrugën drejt integrimit. Por sipas ligjvënësit gjerman Frei, per hapjen e negociatave duhen ende prova te besueshme.

 

“Kam konstatuar disa qasje pozitive, persa i përket shtrirjes se vetingut ne strukturat e policisë, por edhe persa i perket fushës se krimit te organizuar dhe drogës. Por mendoj se per te krijuar besueshmëri te vertete ne kete proces mungojnë proceset ndaj peshqve te mëdhenj.”

 

Sipas deputetit Frei ceshtja me e rëndësishme eshte zbatimi i reformes ne drejtësi dhe vetingu. Pas takimeve qe ka zhvilluar me komisioneret e vetingut Frei thekson se marsi do te jete vendimtar per te kuptuar progresin e bere.

 

“Na eshte raportuar se jane ndërmarre disa akte te rëndësishme, jane hartuar dosje te rëndësishme seancat dëgjimore qe do te shërbejnë per te marre vendimet per vetingun do te jene ne mars. Ndaj eshte vertet vendimtare per te kuptuar se cili eshte progresi konkret.”

 

Deputeti Frei ka shprehur edhe opinionin e tij kundër vendimit te maxhorances per te mos i dhene leje prokurorisë per arrestimin e ish-ministrit te brendshëm Tahiri.

 

“Ne pikëpamjen time besoj qe ne parlament duhet te ishte hequr imuniteti pa diskutime te medha. Nuk ka arsye pse duhet te mbrohen persona te caktuar nga pikëpamja politike, përpara ligjit jane te gjithe te barabarte dhe ceshtja e pergjegjesise nuk mund te marre përgjigje nga politika, ky eshte nje vendim i organeve gjyqësore.”

 

Raportuesi për Shqipërinë në Komisionin Parlamentar për Çështjet e Jashtme në Bundestag ka theksuar se javet ne vazhdim do te jene vendimtare per voten e Gjermanisë per hapjen ose jo te negociatave te anëtarësimit.

 

“Ne do te donim qe te fillonin bisedimet por deri atëherë vertet qe duhen përmbushur prioritetet kyçe.”

 

Kur flitet per prioritete kyçe, Frein thekson se përveç 5 atyre te vendosura nga Komisioni Europian, Gjermania ka edhe dy kushte qe kane te bejne me zbatimin e dekriminalizimit e reformën zgjedhore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *