Gjermania nuk njeh rivale ne grupin C, kualifikues te zonës europiane per botërorin e Rusisë ne 2018. Pancerat morën fitoren e trete ne 3 takime te luajtura duke dominuar grupin me 9 pike. Ketë here viktime ishte Irlanda e Veriut, e cila duhej te kënaqej me vetëm dy gola te pësuar ne kete transferte. Nje ndeshje qe nuk u vu kurrë ne diskutim nga te besuarit e trajnerit Lev, te cilët zhbllokuan rezultatin ne minutën e 13 me ane te Draksler dhe 4 minuta me vone Kedira dyfishoi rezultatin. Ne vendin e dyte ne ketë grup eshte suprirza e madhe Azerbajxhani qe ka 7 pike pas barazimit te shkëlqyer 0 me 0 ne transferte me Cekine, e cila rrezikon shume pasi ka vetëm 2 pike ne renditje. Ndërkohe Norvegjia iu gëzua fitores se pare, pasi mundi 4 me 1 ne shtëpi San Marinon. Rezultate surprize ne grupin F, ku Anglia u ndal ne nje barazim pa gola ne Slloveni 0 me 0. Nje rezultat qe ashtu si u zhvillua takimi mund te konsiderohet pozitiv per tre luanët, pasi ballkanasit patën disa raste shume te mira qe u neutralizuan nga heroi i mbrëmjes per britaniket, portieri Xho Hart. Kombëtarja angleze kryeson grupin me 7 pike, dy me shume sesa Sllovenia e trajnerit Katanec, e po ashtu 5 pike ka edhe Lituania qe mundi 2 me 0 Maltën. Buzëqesh me me fund Sllovakia qe mori tre piket e para, pasi fitoi 3 me 0 ne shtëpi me Skocinë. Ne grupin E, befasia e madhe quhet Mali i Zi. Kombëtarja e vogël ballkanase mori nje fitore te jashtëzakonshme 0 me 1 ne Danimarke, fale nje goli te lojtarit me origjine shqiptare Fatos Beqiraj. Mali i Zi ndan vendin e pare me 7 pike se bashku me Poloninë qe mundi mes drithërimash 2 me 1 Armeninë fale një goli të shënuar ne sekondat e fundit te shtesës nga Levandovski. Rumania qe ka 5 pike beri nje hap prapa, duke barazuar 0- me 0 ne Kazakistan.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *