E hënë, 14 Shtator 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Gjermania: Dorëheqja e deputetëve e gabuar

Ilustrim · Vizion Plus

Vendimi i opozitës së bashkuar për të djegur mandatet ka sjellë edhe reagimin e Berlinit zyrtar.

 

Përmes një deklarate për mediat ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë e quan të gabuar djegien e mandateve te deputetëve të opozitës.

 

Sipas diplomacies gjermane platforma e duhur për zgjidhjen e konflikteve politike është parlamenti.

 

“Po i ndjekim me shumë vëmendje zhvillimet aktuale politike në Tiranë. Bojkotimin e Parlamentit dhe në veçanti dorëheqjen e deputetëve e konsiderojmë të gabuar. Platforma e duhur për të zgjidhur konfliktet politike është Kuvendi. Ngecja në vend nuk është opsion për Shqipërinë e sidomos kur Shqipëria është në pritje të vendimit të BE-së për çeljen e negociatave të anëtarësimit”.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh