E mërkurë, 25 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Gjermania dënon “forcën e policisë” kundër protestuesve në Moskë

Gjermania ka dënuar veprimeve të ashpra dhe joproporcionale të policisë kundër protestave të fundjavës në Moskë.

 

Duke ju bashkuar qëndrimit të SHBA-së, Bashkimit Evropian dhe grupeve për të drejtat e njeriut, Ulrike Demmer, zëdhënëse e kancelares gjermane, Angela Merkel, i bëri thirrje Rusisë që t’i lirojë “shpejt” afro 1,400 protestuesit e arrestuar dy ditë më parë, ndërsa kërkoi nga autoritetet ruse që të respektojnë liritë e shprehjes dhe të tubimit.

 

Reklamë

Ndërkohë në kuadër të protestave të Moskës arrestoi mbi 1,300 protestues më 27 korrik, të cilët kundërshtonin refuzimin e zyrtarëve të zgjedhjeve për të regjistruar disa figura opozitare si kandidatë në zgjedhjet lokale të shtatorit.

 

Ambasada e SHBA-së në Moskë dhe një zëdhënëse e BE-së e dënuan “përdorimin joproporcional të forcës nga policia kundër protestuesve paqësorë”.

 

Organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International po ashtu e dënoi “përdorimin pa dallim të forcës nga policia”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë