E mërkurë, 23 Shtator 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Gjermani, koalicioni qeveritar arrin marrëveshjen për emigrantët

Kancelaria gjermane Angela Merkel ka arritur të shpëtojë qeverinë e saj duke pranuar që të heqë dorë nga politika bujare emigracionit, e cila i ka fillesat prej vitit 2015.

 

Marrëveshja u arrit mes kancelares  dhe Ministrit të Brendshëm Horst Seehofer, i cili donte të reduktonte në mënyrë drastike numrin e azilkërkuesve që mbërrijnë në Gjermani.

 

Aleati qeveritar i Merkelit do të vijojë të mbajë postin e Ministrit të Brendshëm pavarësisht se me herët kishte kërcënuar me dorëheqje ne rast se nuk gjendej një zgjidhje e pranueshme. Shumica e azilkërkuesve që vijnë në Gjermani dhe janë të  regjistruar në një vend tjetër të BE-së, do të vendosen në qendra tranziti në kufi mes Gjermanisë dhe Austrisë në pritje për tu kthyer në vendin e tyre të parë të hyrjes në Evropë. Ndërkohë qeveria austriake ka deklaruar se “është e gatshme të marrë masa për të mbrojtur” kufijtë jugorë me Italinë dhe Slloveninë.

Më shumë video

Reklamë