Megjithë ashpërsimin e të drejtës për marrjen e lejes për armëmbajtje vitin e kaluar në Gjermani, sipas një raportimi, më shumë se 1600 ekstremistë kanë leje për armëmbajtje.

 

Sipas Autoritetit të Mbrojtjes Kushtetuese më shumë se 1500 prej tyre janë kategorizuar si ekstremistë të djathtë dhe të ashtuquajturit “shtetas të Rajhut”, ka raportuar gazeta gjermane, “Welt am Sonntag”, bazuar mbi të dhënat nga disa lande.

 

Sipas investigimeve, ka disa vite që numri i personave me të drejtë për mbajtjen e armës është rritur. Vitin e kaluar zotëronin lejen për armë 1253 persona të dyshuar si ekstremistë të djathtë. Kjo shifër është e lartë sidomos në landin Meklenburg-Pomerani.

 

Aty zotëronin 443 persona të dyshuar si ekstremistë të djathtë lejen për armë. Sipas raportit të Mbrojtjes Kushtetuese shifra reale e ekstremistëve që zotërojnë armë duhet të jetë dukshëm më e lartë, pasi nuk janë mbledhur të dhëna nga të gjitha landet, shkruan agjencia gjermane e lajmeve, DPA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *