Gjermanët duket se janë lodhur nga rregullat e qeverisë për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Mijëra njerëz janë mbledhur në Berlin  duke protestuar kundër masave kufizuese.

Manifestimi ka nisur i qetë ndërsa shehshi është blinduar me forca të shumta policie.

Afro 22 mijë qytetarë kane marre pjesë në manifestimin më të madh që nga koha e pandemisë. Rreth 3,000 oficerë policie janë vene në gatishmëri.

Ndërkohë nuk kanë munguar as incidentet.Policia ka shoqëruar disa persona për shkak të shkeljes së rregullave në protestë.

Demostrata masive e kësaj të shtune vjen ne nje kohe qe autoritetet  kishin kërkuar ndalimin e tubimit pasi do te shkeleshin rregullat e distancimit social, por gjykata lejoi mbajtjen e saj. Një ditë më parë, kancelarja gjermane njoftoi nje sërë masash per te mbajtur nen kontroll situaten e pandemise.

Merkel tha se vendi javët e fundit ka shënuar një rritje shqetësuese të rastev.

Masat e reja përfshijnë një gjobë minimale prej 50 eurosh për këdo që kapet pa maskë në dyqane dhe mjetet e transportit publik.

Por megjithëse Gjermania deri më tani është një prej vendeve më pak të goditura nga pandemia në Europë krahasuar me Spanjën Italinë, Francën dhe Britaninë e Madhe shtimi I infektimeve ditore ka rritur shqetesimion tek autoritetet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *