Teksa shumë vende kanë paralajmeruar kufizime të ashpra për festat e krishtlindjes dhe fundvitit për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, Gjermania ka njoftuar se nuk do të ketë një izolim të qytetarëve.

 

Ministri i Shëndetësisë hodhi poshtë mundësinë që vendi të shkojë në një bllokim total si holanda ku dyqanet jothelbësore, shkollat, baret, restorantet dhe objektet e tjera publike do të jenë të mbyllura të paktën deri në mes të janarit.

 

 KARL LAUTERBACH

MINISTRI I SHENDETESISE

 

“Jo, ne nuk do të kemi një bllokim si në Holandë para Krishtlindjeve. Besojmë se më shumë duhet të fokusohemi tek edukimi i qytetarëve, se çfarë mund të bëjnë gjatë festimeve dhe çfarë jo. Do të kemi një valë të pestë. Kemi tejkaluar një numër kritik të njerëzve të infektuar me “Omikron” kështu që kjo valë nuk mund të ndalet më plotësisht”

 

Edhe Franca beri të ditur disa ditë më parë se nuk planifikon të imponojë masa të reja kundër koronavirusit, ndërsa është në monitorim të situatës.

 

Ndërkohë mediat britanike kane pbulikuar disa foto të kryeministrit Boris Johnson, i cili shfaqet në një festë gjatë izolimit në maj të vitit 2020. Kjo ka ngjallur reagime te ashpra

 

Fotot tregojnë Johnson duke pirë verë me bashkëpunëtorët e tij në kopshtin e rezidencës, në një periudhë ku vendi ishte në një bllokim kombetar si masë për të parandaluar përhapjen e covid-19. Kryeministri britanik ka pretenduar se ishte një takim pune.

 

Në atë kohë, rregullat ndalonin grumbullimin e më shumë se dy personave nga familje të ndryshme, të cilët mund të takoheshin vetëm jashtë në një distancë prej të paktën dy metrash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *