Gjërat që zakonisht i përdorim përditë në shtëpi, na duket sikur nuk kanë datë skadence. Por disa prej tyre mund të shkaktojnë edhe probleme shëndetësor. Shkencëtarët theksojnë se në shtëpi ka gjëra që duhen ndryshuar mjaft shpesh, të cilat shumë njerëz nuk i dinë.

Peshqirët e kuzhinës prej liri

Shkencëtarët në Universitetin e Arizonës kanë zbuluar se peshqirët e kuzhinës mund të përmbajnë baktere E. coli. Me kalimin e kohës, larja me detergjent të zakonshëm bëhet e pamjaftueshme, ato duhet të dezinfektohen. Kjo është arsyeja pse ekspertët këshillojnë të ndërroni peshqirët e kuzhinës një herë në vit.

Pantofla

Të gjithë bëjnë të njëjtin gabim me pantoflat, nuk i ndërrojnë prej vitesh, lejojnë t’i veshin njerëz të ndryshëm, dalin me to në tarracë, para derës në korridor… Kjo sjellje është johigjienike dhe mund të çojë në sëmundje të ndryshme të lëkurës si infeksionet kërpudhore. Këpucët e shtëpisë duhen larë dhe ndërruar vazhdimisht çdo gjashtë muaj, sepse pantoflat e konsumuara dhe të “deformuara” i prishin këmbët, sidomos te fëmijët.

Enët plastike

Enët plastike në të cilat ruhen ushqimet e mbetura ose drithërat dhe makaronat duhet të hidhen pas një viti. Kjo është koha maksimale që konsidertohet i sigurt përdorimi i këtij materiali toksik. Kur nxehet në një furrë me mikrovalë, plastika çliron substanca toksike dhe bëhet e dëmshme për shëndetin.

Filtri i ujit
Kur instaloni një filtër uji, është e rëndësishme që riparuesi t’ju paralajmërojë për jetëgjatësinë e tij. Pjesët duhet të ndërrohen çdo gjashtë muaj ose maksimumi një herë në vit. Përndryshe, filtri nuk funksionon më dhe rreziku i infeksionit rritet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *