Në Gjeorgji është krijuar një situatë e çuditshme me dy presidentë. Ish-futbollisti dhe politikani populist i krahut të djathtë, Mikheil Kavelashvili, ka bërë betimin si president i ri i Gjeorgjisë, në mes të një krize politike disamujore.
Por nga ana tjeter, Salome Zurabishvili, presidentja në largim thotë se vijon të mbajë deyrën që sipas saj është legjitime dhe nuk do të dorëzohet përpara kësaj beteje.
Gjeorgjia është përballur me protesta antiqeveritare që kur ‘Ëndrra Gjeorgjia’ pretendoi fitoren në zgjedhjet parlamentare të tetorit të cilat u shoqëruan me akuza të blerjes së votave, votimeve të dyfishta, dhunës fizike dhe frikësimit.
Protestat u intensifikuan pas vendimit të qeverisë muajin e kaluar që të shtyjë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Deklaratat e saj erdhën disa momente pasi Kavelashvili, 53 vjeç, kritik i Perëndimit, u betua gjatë një ceremonie në Parlament.
Një ditë më parë, Zurabishvili iu bashkua protestuesve në Tbilisi, teksa pjesëmarrësit valëvitën flamuj të Gjeorgjisë dhe Bashkimit Evropian.
Ky tubim shënoi nje muaj protesta të shoqëruara me plagosje të protestuesve dhe me arrestime masive të qytetarëve.





