Gjashtë muaj nga zgjedhje e Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë, ka patur zhvillime të vrullshme në nivel diplomatik, aq sa për të kuptuar se cila do të jetë qasja gjeopolitike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

Ajo që bie në sy në këto muaj të parë të drejtimit nga ana e Trump, shkruan BBC ne nje analize te saj, është një ndryshim i kursit diplomatik të SHBA-së, duke ruajtur marrëdhënie korrekte me vendet e BE-së, por duke zhvendosur prioritetet e bashkëpunimit ekonomik me vendet aziatike dhe ato arabe.

 

Pikërisht në Arabinë Saudite, kreut amerikan i shtetit arriti të nënshkruante marrëveshjen më të madhe tregtare për shitjen e armeve ne histori, e cila kapte shifrën e rreth 350 miliard dollarëve.

 

Ndërsa flitet për raportet me Rusinë, BBC i përcakton ato jo si të tensionuara por si të sikletshme kjo dhe për shkak të problemeve që Trump ka sa i takon skandalit të hakerave rus të cilët dyshohen se kanë ndikuar në rezultatin zgjedhor dhe komunikimin me email që djali dhe persona të tjerë të ngushtë të stafit të tij kanë patur me zyrtarët rus.

 

Ndërkohë, kontinenti aziatik duket se po gëzon një vëmendje të madhe të diplomacisë amerikane, veçanërisht marrëdhëniet me Korenë e Veriut që duken shumë të tensionuara. Në këtë aspekt, SHBA ka përmirësuar ndjeshëm marrëdhëniet me një superfuqi rajonale si Kina, vend i cili i ka dhënë dhe mbështetje amerikanëve sa i takon rrezikut që paraqet armatimi bërthamor korean. Madje gjatë vizitës së tij në Kinë, zoti Trump është shprehur se ka një respekt të jashtëzakonshme për homologun e tij Xi JingPing. Një tjetër aleat i fortë i SHBA-së në këtë rajon duket se është Japonia, vend i cili ka bërë disa nota proteste kundër testeve bërthamore koreane.

 

Ajo që bën përshtypje është se ndryshe nga sa pritej, Trump po mban raporte korrekte me Gjermaninë, Francën e Italinë, të cilat nën presidencën e Obamës konsideroheshin si partnerët më të ngushtë. I vetmi vend evropian me të cilën diplomacia amerikane ka rikonfirmuar marrëdhëniet shumë të mira është Britania e Madhe dhe kjo u pa edhe nga mbështetja që vetë Trump i ka dhënë zonjës May gjatë procesit të Brexit.

 

Ne këtë analize te BBC-se evidentohen edhe nje here raportet shume te mira amerikane me shtetin e Izraelit, Kanadasë, Irakut dhe Egjiptit.

 

Përshtati në shqip nga BBC: Elvin Luku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *