Subscribe

Një tjetër mbrëmje plot emocione e spektaklit “Gjeniu i Vogël” u mbyll të martën në ekranin e Vizion Plus.

Talentet e vegjël interpretuan përpara jurisë një repertor të gjerë, duke sjellë sërish në skenë këngët e emrave më të njohur të muzikës.

 

FËMIJËT

“Ndiehem shumë mirë se në fakt shyqyr gjeta një këngë që ta bëja dhe njëherë një goditje.”

 

“Në pjesën e parë nuk isha shumë e sigurt por në të dytën shkoi gjithcka shumë mirë.”

 

Teksa po afrohet finalja dhe ethet e garës bëhen më të forta, juria e ka më të vështirë të bëjë përzgjedhjen mes konkurrentëve.

 

FËMIJËT

 

“Jam shumë e lumtur me komentet që mora dhe ndiehem shumë mirë.”

 

“Juria më tha shumë mirë në përgjithësi. Olta Bojkeni dhe Rozana më thanë shumë bukur ndërsa xhaxhi Adi më kritikoi pak por unë gjithsësi e vlerësoj komentin e tij kur më ve në dukje gabimet.”

 

“Juria me tha për disa gjëra që nuk i bëra shumë mirë në skenë, por që herën tjetër do të jap më të mirën time që ata të çuditen.”

 

Në natën e njëmbëdhjetë interpretuan 17 fëmijë, nga të cilët 15 prej tyre u zgjodhën për të vijuar konkurrimin, ndërsa dy vajzat Olgerta dhe Bletisa kaluan në përballje të drejtpërdrejtë.

 

Sfidë e cila sipas votave të katër anëtarëve të jurisë eliminoi Olgertën.

 

Për të mos humbur spektaklin që dhurojnë talentet e gjeniut, ata ju lënë sërish takim të martën e ardhshme në orën 21, vetëm në ekranin e Vizion Plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *