E mërkurë, 23 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Gjeneral Lleshi firmos një urdhër të dytë, letër Ardi Veliut

Ministri i komanduar i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshi ka firmosur një urdhër të dytë në vetëm 24 orë të marrjes së detyrës.

 

Urdhri i parë i Lleshit ishte për personelin e ministrisë së brendshme për të përdorur në mënyrë efikase kohën në punë, duke vijuar më pas me protestat e fundit në Durrës për ndotjen, që ka të bëjë pikërisht me djegien e mbeturinave.

 

Reklamë

Lleshi, në përgjigje të shqetësimeve të banorëve ai i kërkon Policisë së Shtetit të marrë masa urgjente dhe të mbajë nën kontroll situatën duke bashkëpunuar me institucionet vendore. Gjithashtu ai ka rënditur si qytetet më problematike në këtë drejtim, Durrësin, Vlorën, Kukësin, Tiranën dhe Dibrën.

 

Në urdhërin drejtuar numit një policisë së shtetit Ardi Veliu, ministri i komanduar Sandër Lleshi, kërkon që strukturat vendore të Policisë së Shtetit të marrin masa urgjente për të mbajtur nën kontroll situatën në të gjithë territorin e vendit.

 

“I nderuar Z. Drejtor,

Siç jeni në dijeni, ditët e fundit është shtuar problematika lidhur me djegien e mbeturinave në vende të hapura pranë qendrave të banuara, si dhe në landfille, duke u kthyer kështu në një rrezik serioz për shëndetin e banorëve pranë tyre. Informacionet e fundit tregojnë se Qarqet më problematike janë ato të Durrësit, Vlorës, Kukësit, Tiranës dhe Dibrës.

Nisur nga sa më sipër, kërkoj që strukturat vendore të Policisë së Shtetit të marrin masa urgjente për të mbajtur nën kontroll situatën në të gjithë territorin e vendit. Për këtë, ato të bashkëpunojnë ngushtë me strukturat përgjegjëse në Prefektura, Bashki, Njësi Administrative, si dhe me ato të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, me qëllim ndalimin e zjarreve në landfille dhe vende të hapura publike. Po ashtu, strukturat e Policisë të komunikojnë edhe me kompanitë e kontraktuara për pastrimin e qyteteve/njësive vendore, për t’i dhënë fund një fenomeni të tillë të rrezikshëm. Sa më sipër, kërkoj nga Policia e Shtetit raportime të veçanta ditore për këtë çështje.

Ju faleminderit për bashkëpunimin.”

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë