E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Gjendje e jashtëzakonshme në Venezuele, parlamenti mbështet Juan Guaidon

Përkeqësimi i situates në Venezuelë ka detyruar parlamentin e vendit të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme. Parlamenti i cili ka shumicën e ligjvënësve nga radhët e opozitës mori vendimin  pas katër ditësh mungesë te energjise elektrike. Kërkesa për shpalljen e gjendjes së jashtëzakoshme erdhi nga presidenti i vetëshpallur Juan Guaido.

Ky I fundit bëri  thirrje edhe për një bashkëpunim ndërkombëtar me qellim gjetjen e zgjidhjes.

Ndërkohë përshkallëzimi i krizës në Venezuelë detyroi shtetet e bashkuara të tërheqin të gjithë personelin diplomatik,njoftoi sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo. Ne fund të muajit janar Nicolas Maduro deklaroi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me SHBA-në dhe urdhëroi largimin e të gjithë diplomatëve.

Një ditë më parë Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj një banke në pronësi të përbashkët të kompanive shtetërore ruse dhe venezueliane, për shkak të mbështetjes që i ka dhënë Presidentit Nicolas Maduro.

Sanksionet e së hënës janë përpjekja e radhës e presidentit donald Trump për ta detyruar Maduron të largohet nga pushteti.

Vazhdo të lexosh

Reklamë