Tragjedia e Genovas ka vënë me shpatulla pas murit jo vetëm kompaninë koncesionare ‘Autostrade per l’Italia’, por edhe vetë qeverinë italiane. Kryeministri Giuseppe Conte ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme e cila do të zgjasë për 12 muaj në rajonin e goditur nga tragjedia.
Gjatë një konference për shtyp, ai tha se numri I viktimave mund të rritet, ndërsa tragjedinë e së martës, e konsideroi të papranueshme. Conte paralajmëroi se kompania do të përballet me një gjobë prej 150 milionë euro.
GIUSEPPE CONTE
KRYEMINISTER I ITALISE
“Tragjedia e papranueshme, do t’i heqim koncesionin shoqërisë që administron mirëmbajtjen e autostradë. Ne do të fillojmë procedurën e revokimit të lejes pa pritur gjetjet në procedurën penale”.
Dy zëvendëskryeministrat Matteo Salvini e Luigi di Maio, akuzuan kompaninë “Autostrade per l’Italia” si përgjegjëse të tragjedisë. Ata kërkuan tërheqjen e koncesionit të dhënë kompanisë. Ndërsa ministri i Transportit, Danilo Toninelli, ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të drejtuesve të koncesionarit.
“Drejtuesit e Autostrade per l’Italia duhet të japin dorëheqjen të parët. Ne kemi nisur procedurat për revokimin e koncesionit dhe gjobitjen deri në 150 milionë euro”
Por “Autostrade per l’Italia” në një reagim për mediat sqaron se zv-kryeministrat mund tw vërtetojnë se detyrimet për mirëmbajtjen e rrugës,janw pwrmbushur. Firma pretendon se ka fakte të cilat bazohen në aktivitetet e monitorimit dhe mirëmbajtjes të kryera në bazë të standardeve ndërkombëtare.
Në fund të deklaratës, ‘Autostrade per l’Italia’ sqaron se po punon për projektin e rindërtimit të urës, qw sipas tyre mund të mbyllet për vetëm pesë muaj.
Shembja e urës Morandi pjesë e autostradës A10, që shkaktoi të paktën 38 viktima, nxori në pah rrezikun që paraqet infrastruktura e vjetër, në vendin fqinj, 50 vjet që nga koha e ndërtimit. Nga ana tjetër mediat italiane shkruajnë se rreth 60% e rrugëve të vendit paraqesin rrezik, pavarësisht polemikave se si ka mundësi që një aksident I tillë të ndodhë në një vend të industrializuar e modern, në një urë që lidh Italinë perëndimore me Francën.
Kujtojmë se dëshmitarët thanë ditën e tragjedisë se rrufe të fuqishme goditën të gjithë struktutrën e urës, vetëm disa sekonta para shembjes.