Subscribe

Kur ende Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka një vendimmarrje për shpërndarjen e mandatave sipas popullsisë për secilin qark, pas shqetësimit të ngritur se adresat e shumë qytetarëve nuk përputhen me vendbanimin e tyre, Bledar Doracaj, kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile deklaron se e dhëna që i është referuar KQZ-së është numri i saktë i qytetarëve që banojnë në secilën zonë zgjedhore.

 

BLEDAR DORACAJ

DREJTOR DREJTORIA E PERGJITHSHME E GJENDJES CIVILE

 

Unë dua të garantoj se numri i popullsisë i ndarë sipas qarqeve që në kemi dhënë është numri real i popullsisë. Nuk më intereson se kujt i ka ikur një mandat nga x qark apo kujt i vjen një mandat nga një qark tjetër. Asnjë shtetasi nuk i është ndryshuar qendra e votimit. Të gjithë ata shtetas atje ku kanë votuar në vitin 2019, votojnë dhe në 2021, në qoftë se ata nuk kanë ndjekur procedurën ligjore për ndryshimin e vendbanimit.

 

Në intervistën për Vizion Plus, Bledar Doracaj pohon se për të zgjidhur këtë problematike ku adresa nuk korrespondon me vendbanimin, për pak ditë ajo do të mundësohet edhe përmes portalin E-Albania, përveç mënyrës së zakonshme, që qytetari të paraqitet në gjendjen e tij civile dhe të konfirmojë adresën e saktë.

 

BLEDAR DORACAJ

DREJTOR DREJTORIA E PERGJITHSHME E GJENDJES CIVILE

 

Brenda pak ditësh do të kemi edhe online saktësimin e adresës që mund të bëhet edhe nëpërmjet portalit E-Albania, duke ngarkuar një fotokopjet dokumentit të pronësisë së shtëpisë,kontratë qiraje apo një vërtetim legalizimi apo çdo dokument tjetër i njohur nga ligji apo aktet nënligjore në zbatim të tij dhe të bëj saktësimin e adresës. Fotokopje me zero kosto, është shumë e rëndësishme ta theksojmë, me zero kosto.

 

Pesë muaj para zgjedhjeve, ku nuk është i paktët numri i qytetarëve që u skadon afati i kartave të identitetit, në mënyrë që të mos privohen nga e drejta e votës, drejtuesi i përgjithshëm i gjendjes civile u kërkon të mos e lenë për në çastin e fundit.

 

 

BLEDAR DORACAJ

DREJTOR DREJTORIA E PERGJITHSHME E GJENDJES CIVILE

 

Mos ta lejmë veten që të shkojmë në ditët e fundit dhe të krijojmë radhë, që nesër mund të bëhen burim infeksioni, pasi jemi edhe në kohë pandemie. Por të fillojmë gradualisht, një muaj, 20 ditë, dhjetë ditë para, të rendim dhe të shkojmë të pajisemi me një dokument të vlefshëm identifikimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *