E hënë, 14 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Gjendet skafi ne gjirin e Gramës

Ilustrim · Vizion Plus

Policia e Vlorës ka bllokuar këtë të hënë një skaf në gjirin e Gramës në Vlorë. Mjeti lundrues u gjet gjatë kontrollit ne vijën bregdetare Himarë-Gramë. Skafi mbante flamur italian. Policia ka bërë bllokimin dhe sekuestrimin e mjetit lundrues tip skaf me gjatësi 9 m. Ndërkohë uniformat blu vijojnë kontrollet dhe hetimet për zbulimin dhe kapjen e autorëve, te cilët dyshohet se do trafikonin droge drejt Italisë.

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh