E enjte, 24 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Gjendet pas 5 ditësh trupi i pajetë i minatorit Muharrem Plaku

Pas pesë ditësh kërkimesh është gjetur trupi i pajetë i teknikut të minierës së Bulqizës, 61 vjeçarit Muharrem Plaku.

Grupet e pastrimit të inerteve që ishin shembur në thellësinë 450 metra të një prej galerive të kromit në zonën D, kanë konstatuar turpin e Muharrem Plakut rreth orës 12 të natës së të dielës.

Trupi i pajetë i 61 vjeçarit është dërguar për ekspertizë mjekoligjore në spitalin e Bulqizës e më pas i është përcjell familjes.

61 vjeçari Muharrem Plaku mbeti i bllokuar nëntokë që prej orës 9 të Mërkurës së kaluar, pasi në frontin ku ai po punonte në thellësi u shemb një masiv i madh inertesh për heqjen e të cilave u punua 5 ditë papushim.

Me gjetjen e trupit të teknikut, policia e Bulqizës ka nisur hetimet për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen e rëndë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë