E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Gjendet një trup i pajetë, dyshohet se është i ish-shefit shqiptar të antidrogës

Gjendet një trup i pajetë në fshatin Shën Gjergj, ne rrethina të Ulqinit përballë me fshatin Pentar të njësisë Administrative Dajç te Shkodres.

Trupi i pajetë i një njeriu identiteti i të cilit ende nuk është përcaktuar u gjet mbrëmë në Shën Gjergj.

Drejtoria e Policisë jo zyrtarisht ka thënë për Vizion Plus se rezultatet paraprake të hetimit tregojnë se bëhet fjalë për ish-shefin e policisë së Ulqinit, Rudolf Elezovic.

Nga Policia e Ulqinit kumtojnë se sot do të bëhet obdukcioni I trupit të pa jetë , pas çka do të mësohet identitetit dhe shkaku i vdekjes,

Reklamë

Zhdukja e Elezovicit u raportua nga gruaja e tij Marina më 27 maj.

Elezoviq shërbeu si shef i policisë së Ulqinit për gati gjashtë vjet, deri në vitin 2014, kur u zëvendësua nga Sead Gjozovic.

Vazhdo të lexosh

Reklamë