E shtunë, 3 Tetor 2026 Familja Kuqezi deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Gjendet një trup i pajetë brenda statujës së dinozaurit në Spanjë

Policia spanjolle po heton vdekjen e një 39-vjeçari, trupi i të cilit u gjet brenda një statuje dinosauri.

 

Reklamë

Autoritetet u njoftuan të shtunën, pasi një baba dhe djali i tij vunë re një erë që buronte nga figura papier-mâché në Santa Coloma de Gramenet, një periferi e Barcelonës.

 

Babai më pas e pa kufomën përmes një çarjeje në këmbën e zbrazët të Stegosaurusit.

 

Policia tha se burri ishte raportuar i zhdukur nga familja e tij.

 

Mediat raportojnë se viktima po tentonte të merrte telefonin e tij, i cili kishte rënë brenda statujës. Më pas, ai u rrëzua dhe mbeti i bllokuar, në pamundësi për të kërkuar ndihmë.

 

Policia po pret rezultatet e autopsisë për të zbuluar se si ai vdiq.

Vazhdo të lexosh

Reklamë