Dylber Mimini 58 vjeç peshkatar nga fshati Memelisht i Pogradecit është gjetur nga policia kufitare maqedonase pasditen e sotme.

 

58 vjeçari kishte dalë për peshkim rreth orës 04:00 te mëngjesit të sotëm por duket se liqeni i trazuar ja ka veshtirësuar kthimin në fshatin e tij. Burime policore bëjnë me dije se peshkatari nuk mbante telefon me vete ashtu siç mesohet se nuk kishte edhe sendet e përshtatshme në raste emergjente.

 

Mungesa e telefonit ka vështiresuar kontaktet e 58 vjeçarit me familjarët të cilët nga vonesa e kryefamiljarit te tyre kanë lajmeruar policinë e Pogradecit e cila është vënë menjëher në kërkim me mjetet lundruese duke kontrolluar ne ujerat tona territoriale por nuk kane arritur te gjejne mjetin lundrues bashke me 58 vjeçarin.

 

Ne keto kushte kane kerkuar ndihmen edhe te policise kufitare maqedonase qe kane bere te mundur gjetjen e tij ne ujerat e tyre.

 

Duhet thene se qe nga viti 1991 ka pasur disa raste mbytje te peshkatareve nga pogradeci por dhe fshatrat buze liqenit te Ohrit ndaj edhe per kete familjaret e Dylber Miminit kane qene tejet te shqetesuar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *