Miliarderi amerikan Thomas Lee u gjet i vdekur në zyrën e tij në Nju Jork. Sipas mediave amerikane, tregtari dhe biznesmeni 78-vjeçar dyshohet se është vetëvrarë, pasi kishte një plagë me armë zjarri.

 

Miqtë e Lee janë shprehur të shkatërruar nga vdekja e papritur e biznesmenit.

 

Ndërsa bota e njihte atë si një nga pionierët e kapitalit privat dhe një sipërmarrës të suksesshëm, ne e njihnim atë si një bashkëshort, baba, gjysh, vëlla, mik dhe filantrop i përkushtuar që i vendoste gjithmonë nevojat e të tjerëve përpara të tijat,” thotë një mik i ngushtë i familjes.

 

“Ne kërkojmë që të respektohet privatësia jonë”, theksoi ai.

 

Lee u nderua gjithashtu për filantropinë e tij dhe kishte shërbyer si administrues i besuar për organizatat e shquara të artit të Nju Jorkut si Qendra Lincoln për Artet Performuese dhe Muzeu i Artit Modern.

 

Në vitin 1996, ai dhuroi 22 milionë dollarë për Universitetin e tij alma mater Harvard, një pjesë e të cilave është përdorur për të ofruar ndihmë financiare për studentët.

 

“Unë kam qenë me fat që kam bërë disa para. Jam më se i lumtur që t’i kthej disa prej tyre,” tha ai në atë kohë.

 

Ai la gruan e tij, Ann Tenenbaum, dhe pesë fëmijët e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *