Gjendet pa shenja jete një 60-vjecar në qytetin e Durrësit.
Policia njoftoi se paraditen e kësaj të marte u gjet I vdekur në lagjen nr.7 të qytetit bregdetar, një persona i paidentifikuar rreth 60-vjec.
Viktima nuk ka pasur shenja dhune.
Dyshohet se ai m und të ketë humbur jetën nga shkaqe natyrale.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 09:30, në lagjen nr. 7, Durrës, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, në trotuar, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç.
Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën, për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.