Subscribe

Një punonjës I gardës , njekohesisht edhe shoferi i Ministrit Xhafaj është gjetur I vdekur brenda një makine ne ambjentet e garazhit të këtij institucioni.

 

Ka dyshime se gardisti Shkelzen Qordja 31 vjec është vetevrarë me armën e shërbimit, një pistolete.

Garda e Republikes shperndau nje njoftim te shkurter per mediat ne lidhje me kete ngjarje:

 

“Sot rreth orës 09:30 të mëngjesit, në garnizonin e Gardës së Republikës është gjetur i pajetë brenda garazhit, të caktuar për mjetet e Ministrisë së Brendshme, gardisti me detyrë funksionale shofer i Ministrit të Brendshëm, shtetasi Sh.Q., 31 vjeç.Trupi i pajetë u konstatua nga punonjës të Gardës.Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është duke punuar për të qartësuar shkaqet e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave.”

Minsitria e Brendshme pergenjeshtroi lajmet e qarkulluara ne disa media se viktima Shkelzen Qordja ishte pezulluar dy dite me pare nga puna.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *