E diel, 15 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Gjendet i pajetë një shqiptar në bodrumin e një pallati në Prishtinë

Një shetas shqiptar është gjetur pa shenja jete ditën e enjte në Prishtinë.

Policia bën të ditur se viktima është gjetur pa shenja jete në hapësirën e bodrumit të një banese.

“Rr. Sadik Bekteshi, Prishtinë 21.03.2024 – 05:55. Viktima mashkull shtetas i Shqipërisë, është gjetur pa shenja jete në hapësirën e bodrumit të ashensorit të një banese. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë