Korçë– Një 72-vjeçar nga fshati Pojan është gjetur i pajetë në një kanal anës rrugës.

Policia njofton se “rreth orës 20:25, në rrugën “Pojan-Zvezdë”, Maliq, në një kanal, është gjetur i pajetë shtetasi R. M., rreth 72 vjeç, banues në fshatin Pojan.”

Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Sipas burimeve, mësohet se viktima konsumonte alkool, dhe mund të ketë qenë i dehur kur ka humbur kontrollin dhe ka rënë në kanal ku ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *