Vendi
Gjenden 7 refugjatë në një tunel tek “Rana e Hedhun”, dy të arrestuar

Dy persona u arrestuan ne flagrance nga policia e Lezhes pasi tentuan të japin ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit të 7 shtetasve të vendeve të treat.
Në pranga ranë Besnik Gjoka, 46 vjeç, banues në Ishull Shëngjin dhe Valentino Ndoci, 48 vjeç, banues në Pukë.
Këta shtetas, u kapën duke tentuar në bashkëpunim me njëri – tjetrin, tu japin ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, 7 shtetasve të vendeve të treta, të cilët u konstatuan brenda një tuneli tek “Rana e Hedhun” në Shëngjin.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




