Kryedemokrati Lulzim Basha shpërtheu në akuza ndaj kryeministrit Edi Rama mbrëmjen e kësaj të enjteje. Duke ju referuar ndryshimeve në Kodin Penal për dënim për memet në rrjetet sociale, Basha tha se kryeministri nuk shqetësohet për hallet e njerëzve. Ai bëri thirrje që kjo situatë të marrë fund.

 

“Nuk punon për të shpëtuar jetë njerëzish dhe për të ndihmuar shëndetësinë, por gjen kohë të merret me meme. Nuk jep ndihmë financiare për shqiptarët në këto ditë të vështira, por përpiqet tu mbyllë gojën kritikëve. Nëse gjithë kohën dhe paratë e harxhuara për të fshehur të vërtetën e dështimit me pandeminë dhe krizën, do t’i kishte shpenzuar për të ndihmuar shqiptarët, Shqipëria nuk do të ishte sot vendi me ndihmën më të ulët ekonomike, shpenzimet më të ulëta shëndetësore dhe papunësinë më të lartë. Për 7 vite Rama nuk mbajti asnjë premtim. Boll më!”

 

Edi Rama më herët sqaroi se nuk ka asnjë shans që të ndalohen memet me ligj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *