Subscribe

Këtë vit simboli i tryezës së fundvitit, gjeli i detit, do t’u kushtojë  më shtrenjtë qytetarëve.

Fermerët në Peqin, një zonë që njihet për mbarështimin e këtij shpendi, e kanë rritur çmimin deri në 1300 apo 1500 lekë kilogrami, pra gati 300 lekë më shumë se një vit më parë dhe kjo sipas tyre vjen si pasojë e disa faktorëve.

“Na thonë a ta marrim me 9 mijë lekë, po aq ne nuk na leverdis se kemi një vit që i kemi rritur është mundim  dhe kosto me ilaçe me ushqime”, thotë një fermer.

“Gjatë një viti ne kemi shumë lodhje, kemi shumë shpenzime dhe çmimi është i mirë”, thotë një tjetër.

“Çmimet janë rritur ka shkuar 13 mijë lekë kg por kjo është normale se edhe çmimet e tjera janë rritur”, thotë fermri.

Në Peqin e fshatrat përreth për çdo vit mbarështohen mbi 27 mijë gjela deti dhe pavarësisht rritjes së çmimit fermerët thonë se thuajse të gjithë shpendët i kanë të porositura./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *