Kriza politike që ka përfshirë vendin kohët e fundit është kthyer në një arenë debati jo vetëm në strukturat politike shqiptare por edhe nga ndërkombëtarët.

 

Të martën pritet që opozita të zhvillojë protestën e radhës, ndërkohë që mazhoranca do të zhvillojë seancën plenare, ku pritet që të bëhet edhe betimi i deputetëve të rinj të opozitës.

 

Në një panel të ftuarish në Real Story janë komentuar protestat e opozitës nga njëra anë dhe qëndrimi i kryeministrit Edi Rama, i cili duket se deri më tani ka zgjedhur që gjithmonë të largohet.

 

Në fjalën e tij Çim Peka është shprehur se kreu i qeverisë ikën gjithmonë kur ka protestë.

 

“Ditën që opozita vendosi që të barazohet dhe të mos ketë më salltanetet e pushtetit kemi para protestën më të madhe në 30 vjet. Tirana sipas meje ishin në shesh. Në të gjithë mediat ndërkombëtare flasin për krizë, ndërsa kryeministri ynë shkon ti mbyllë digën në mediat ndërkomëbtare të bindë gazetarët se nuk ka krizë në Shqipëri.”

 

Ndërkohë që analisti Skënder Minxhozi është shprehur se situata është komplekse edhe për opozitën e cila ka shtypur nje buton që as njeri nuk e di si do dal. Gjithashtu ndër të tjera ai theksoi se në vendin tonë krizat janë zgjidhur gjithmonë nga ndërkombëtarët.

 

Nga Real Story me, Sokol Ballën, analisti Agron Gjekmarkaj, ka thënë se nuk më duket e drejtë që kryeministri ikën gjithmonë kur ka protestë pasi përgjegjësi i vetëm për të gjithë këtë është vetëm ai.

 

“Ne jemi ne nje krize dhe i vetmi njeri qe eshte pergjegjes eshte Edi Rama, i cili iken ne Itali dhe i le njerezit e tij te vetem ne Tirane, ai gjithmonë në një protestë ka zgjedhur rrugën e largimit jashtë Tiranës duke i lënë tjerët mes turmës. Ndërkohë që mediat ndërkombëtare çështje të kriminalitetit, vjedhjes së votave janë kthyer në trend në mediat ndërkombëtare.”

Nga ana tjetër analisti Eduard Zaloshnja, është shprehur se nëse ndërkombëtarët vijnë dhe deklarojnë se do ti njohim zgjedhjet edhe pa opoziten, ai eshte momenti i se vertetes për Bashën.

 

Gjithashtu Gjekmarkaj në fjalën e tij në Real Story ka deklaruar që uron që protesta e së martët mos të ketë dhunë dhe përplasje, ndërsa fajëson si përgjegjëse kryesore për atë që ndodh qeverinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *