Analisti Agron Gjekmarkaj I ftuar në emisionin  “7 pa 5” në Vizion Plus, tha se sjelljet e fundit të kryeministrit Rama në lidhje me cështjen “Xhafaj” tregon se ai nuk ka argumenta për ti dhënë përgjigje disa pyetjeve në lidhje me problemet ne qeverisje dhe së sipas tij, pas 5 vitesh në pushtet, kjo mazhoranca është në “rënie të lirë”.

 

“Shpresojme që organi i akuzës të mos ndikohet nga politika në rastin e materialeve audio dhe video të publikuara së fundmi. Opozita nuk ka faj në këtë rast, pasi nuk mund të ketë faj ai që denoncon. Rama në rastin e audio përgjimin ka përdorur taktiken “mbrojtja më e mirë është sulmi”. Reagimi I tij pas materialeve të publikuara nga PD, tregon një lloj dekadence të kësaj mazhorance dhe të partisë socialiste pas 5 vitesh në pushtet.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *