Opozita këtë të enjte kthehet në Parlament, vendim i marrë pas 5 muajsh bojkot.
Aksioni politik i saj, vettingu i politikës, pas opinionit të komisionit të Venecias, praktikisht ka rënë.
Për të diskutuar mbi betejat dhe bilancin e opozitës për këtë pesë muajsh, nga studio e lajmeve në Vizion Plus ka folur analisti Agron Gjekmarkaj.
Gjekamarkaj në fjalën e tij është shprehur se opozita e lexon ndryshe nga teksti që duhet të jetë i njëjtë, por anglishten mesa duket e kuptohet ndryshe nga qeveria dhe ndryshe opozita.
“Në përgjithësi deklaratat që vijnë nga forumet evropiane shpeshherë janë sibiline dhe ka kujdesin që ti lërë të gjitha palët nga pak të kënaqura dhe të pakënaqura, dhe secili pastaj merr pjesën e vet. Nëse do të bëjmë një bilanc në lidhje me vendimin e Venecias do të shikojmë se opozita dhe nga ana tjetër qeveria kënduan fitore , dhe i bie që e vërteta është diku në mes dhe se Venecia i jep të drejtë që duhet pastruar politika por nga ana tjetër thotë se janë disa mekanizma të tjerë.”
Sipas analistit Gjekmarkaj ky bojkot ka pasur disa rezultate pozitive ne vend dhe pse ndoshta sjane vene re.
“Ne asnjë ndoshta nuk i mbajmë mend pasi Shqipëria prodhon ngjarje shumë siç janë dhe çështjet aktuale, skandali me Unazën, protesta e studentëve dhe ne harrojmë që këtu ka pasur disa arrestime të bujshme dhe sipas meje disa banda që u arrestuan në kohën që Xhafaj ishte ministër mendoj se në njëfarë mënyrë ishte dhe sensibilizimi presioni i fortë që opozita pati në takimet e saj në Shkodër, Vlorë dhe në qytete të tjera. Unë nuk po them se policia mori indikacion nga opozita por presioni në ajër retorika e fortë politike ka ndikuar tek strukturat e policisë. Pra ka pasur disa rezultate konkrete në luftën kundër krimit.”
Sipas Gjekmarkaj opozita nuk e ka luksin të humbasë mandatet ajo mund të bëjë sensibilizim politik përmes luftës parlamentare, ndërsa bojkoti sipas tij ka qenë një masë e përkohshme dhe ndoshta s’ka dhënë rezultat që duhej dhene per opoziten.





